Site icon Telegrafi

Si rrallëherë, Kim Jong-un qan gjersa i lutet grave që të kenë më shumë fëmijë

Burri i fortë i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, me lot në sy iu lut grave të vendit që të kishin më shumë fëmijë për të kompensuar rënien e lindjeve.

I rrethuar nga udhëheqës të tjerë me uniformë, Kim tha se rritja e popullsisë do të ndihmonte në forcimin e vendit ndërsa audienca qante teksa solidarizohej me liderin e tyre, raporton nypost.

“Ndalimi i rënies së numrit të lindjeve, ofrimi i kujdesit dhe edukimit të mirë të fëmijëve – të gjitha këto janë çështje tona familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat tona”, tha ai.

Sipas agjencisë së statistikave të qeverisë së Koresë së Jugut, një grua mesatare koreano-veriore pritej të kishte 1.79 fëmijë në vitin 2022, nga 1.88 në 2014.

Ndërsa ky numër është shumë më i lartë se në Korenë e Jugut, ku shkalla e fertilitetit ra në 0.78 në 2022, Kim pohoi se gratë koreano-veriore duhej të rrisnin shkallën e lindshmërisë ndërsa i fshinte lotët.

Sipas mediave të Koresë së Veriut, vendi po ofron përfitime të veçanta për familjet me tre ose më shumë fëmijë. Këto përfshijnë strehim falas, ushqim, ilaçe, mallra shtëpiake dhe stimuj arsimorë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version