Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, me rastin e diplomimit të dhjetëra oficerëve që ishin të përfshirë në lansimin e raketës së tyre më të madhe balistike Hwasong-17, ka pozuar me vajzën e tij.
Ai më pas pati një porosi për të gjithë – duke theksuar se ajo çfarë kërkon nga vendi i tij është që të jetë fuqia më e madhe bërthamore në botë, transmeton Telegrafi.
Mediat e atjeshme raportojnë se Kim Jong-un, ka deklaruar se qëllimi kryesor i vendit të tij është “të ketë fuqinë absolute – pa precedentë në këtë shekull”.
Ai raketën që u lansua ditë më parë, e ka quajtur “armën më të fuqishme në botë që paraqet një hap të madh drejt zhvillimi të teknologjisë sa i përket kokave bërthamore të vendosura në “raketa balistike”.
Me rastin e zhvillimit të raketës së re, ai porositi botën që Koreja e Veriut, ka treguar të ardhmen e saj të ndritur dhe që po avancon “drejt formimit të ushtrisë më të fuqishme në botë”. /Telegrafi/