Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, iu ka ndaluar njerëzve që t’ju vënë fëmijëve të tyre të njëjtin emër me vajzën e tij.
Ndalimi nuk vlen vetëm për të sapolindurit, por gjithashtu nënkupton se edhe ata që e kanë tashmë këtë emër do të detyrohen të zgjedhin një të ri, transmeton Telegrafi.
Që kur e prezantoi atë për botën, gjatë një lëshimi rakete në nëntor, ekspertët kanë spekuluar se vajza e e Kim Jong-un, Kim Ju-ae mund të jetë duke u përgatitur si pasardhësja e tij përfundimtare.
Sipas një burimi në provincën e Pyongan-it të Veriut, ku shtrihet kufiri me Kinën, ata me emrin Ju-ae në rajonin Chongju janë thirrur nga shërbimet e sigurisë.
Duke folur për Radio Free Asia, personi tha: “Ministria e sigurisë thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin “Ju-ae” në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre.
“Ishte një vajzë 12-vjeçare me emrin ‘Ju-ae’ në njësinë e popullit ku unë banoj”. /Telegrafi/