Telegrafi

Kim Jong-un nuk heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor, thotë një ish-diplomat i Koresë së Veriut

Ish-ambasadori i përkohshëm i Koresë së Veriut në Kuvajt beson se Kim Jong-un nuk do të heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor, por mund të jetë i gatshëm të negociojë një shkurtim të armëve për lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare që dëmtojnë ekonominë e Pyongyang.

Në intervistën e tij të parë që kur u largua për në Jug më shumë se një vit më parë, Ryu Hyeon-woo tha për CNN se “fuqia bërthamore e Koresë së Veriut është e lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin e regjimit” – dhe Kim ka të ngjarë të besojë se armët bërthamore janë mjet për mbijetesën e tij.

Ryu gjithashtu u shpreh se administratat e mëparshme të SHBA ishin mobilizuar mes vete duke kërkuar denuklearizimin në negociatat me shtetin totalitar, transmeton Telegrafi.

“SHBA-ja nuk mund të heqë dorë nga denuklearizimi dhe Kim Jong-un nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, theksoi ai.

Ish-diplomati i cili miratoi emrin Ryu kur u zhvendos në Korenë e Jugut, është një nga disa prej zyrtarëve të profilit të lartë të Koresë së Veriut që u largua viteve të fundit.

Ryu dhe familja e tij u shpërngulën në Korenë e Jugut në muajin shtator të vitit 2019, por veprimet e tyre u bënë publike vetëm javën e kaluar. /Telegrafi/