Në të gjitha sferat sociale, jeta e njerëzve në Korenë e Veriut është shumë e ndryshme nga ajo në pjesën tjetër të botës, dhe kjo vlen edhe për sportin.
Dihet pak për sportet e klubeve të Koresë së Veriut jashtë kufijve të vendit dhe një video e një ndeshje volejbolli është bërë virale.
Përkatësisht, në ndeshje ka ardhur lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ku nuk mund t’i merrni me mend reagimet e të gjithë të pranishmëve.
Ndërsa në pjesën më të madhe të botës njerëzit në tribuna, duke përfshirë politikanë, duartrokasin akterët në fushë, në Korenë e Veriut pamë situatën krejtësisht të kundërt.
Para ndeshjes volejbollistët duartrokitën Kim-in, ndërsa më i “gëzuari” ishte gjyqtari, i cili madje hidhej lartë duke duartrokitur.
Kim Jong Un watching a volleyball game pic.twitter.com/BN1KNMbko0
— Historic Vids (@historyinmemes) January 24, 2024
Kim e ka shijuar ndeshjen me gruan e tij, po ashtu është interesant fakti se për të nuk vlen shenja e ndalimit të duhanit pasi vetëm ai pinte cigare në sallë. /Telegrafi/