Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vazhdon të jetë paranoik, e në veçanti kur bëhet fjalë për sigurinë e tij.
Ai së fundmi ka urdhëruar ndërtimin e tetë vilave luksoze në “qytetin e ndaluar”, me qëllim që armiqtë të mos e dinë se në cilën prej tyre ai flenë.
Një analizë e re ka zbuluar se tetë shtëpi luksoze po ndërtohen në kompleksin Ch’angkëangsan, një pronë shumë e mbrojtur në zemër të kryeqytetit – Pyongyang, transmeton Telegrafi.
Michael Madden, ekspert i sigurisë thotë se një prej arsyeve për ndërtimin e tyre, është se sulmuesve potencial të Kim Jong-un duhet vështirësuar punën.
“Po të ndodhte ndonjë sulm nga jashtë dhe që kanë për objektiv liderin e Koresë së Veriut, sulmuesit do ta kishin më të vështirë të përcaktojnë se në cilën prej vilave gjendet Kim Jong-un”, shtoi Madden.
E këtë po e dëshmojnë edhe imazhet satelitore, ku vërehet qartë ndërtimi i shtëpive në lagjen që gjendet në qendër të kryeqytetit të Koresë së Veriut.
Ndryshe Kim Jong-un njihet si një prej njerëzve më histerik, që vazhdimisht flet për kundërshtarët imagjinarë dhe agjencitë e shumta që kinse tentojnë ta likuidojnë.
Madje ai edhe kur lëviz brenda Koresë së Veriut, pas e ndjekin qindra truproja dhe mjete të blinduara, që do t’i dilnin në ndihmë në rast se do të sulmohej.
Koreja e Veriut konsiderohet si një prej vendeve më të izoluara në botë, ku mendimi ndryshe konsiderohet krim dhe tradhti për zyrtarët e këtij vendi. /Telegrafi/