Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, iu ka bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për një “krizë të vështirë”, pas paralajmërimeve nga grupet e të drejtave të njeriut se vendi përballet me mungesa të tmerrshme të ushqimit si dhe me paqëndrueshmëri ekonomike.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke folur në një konferencë partie, Jong-un, dukej se e krahasonte situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse në vitet e 90-ta.
Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Situata aktuale mund të ketë ndodhur për shkak se vendi e çoi tregtinë me Kinën drejt një ngecjeje, e që kjo tregti është shpëtim për ekonominë e tij.
Kjo vjen gjithashtu edhe në krye të sanksioneve ekzistuese ekonomike ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të Pyongyang të Koresë së Veriut. /Telegrafi/