Kili është finalisti i dytë i Copa America Centenario, pasi ka mposhtur Kolumbinë në stadiumin Soldier Field të Chicagos me rezultat 2-0.
Golat erdhën në fillim për Kilin, kur Aranguiz në minutën e shtatë, e më pas Fuenzalida (11’) shënuan për 2-0 dhe epërsinë e Kilit në këtë takim.
Në fillim të pjesës së dytë Kolumbia mbeti pa një lojtar, kur Sanchez u largua nga loja (57’).
Deri në fund të takimit nuk pati ndonjë ndryshim, me gjithë zëvëndësimet e bëra.
Finalja mes Kilit dhe Argjentinës zhvillohet mëngjesin e 27 qershorit në ora 02:00. /Telegrafi/