Kili dhe Australia kanë barazuar mes vete në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Kombëtarja e Kilit nuk ka mundur ta mposht atë të Australisë në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin B, por është kualifikuar tutje nga ky grup pas Gjermanisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsinë e Australisë, të cilët shënuan nmë minutën e 42 me anë të James Troisi, i cili u shërbye nga Robbie Kruse.
Në pjesën e dytë, Kili arriti të rrit nivelin e lojës dhe kështu e gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 67 ku Martin Rodriguez shënoi pas asistimit të Eduardo Vargas.
Në vazhdim të ndeshjes, dy kombëtaret patën raste, por pas arritur t’i konkretizojnë dhe pas 90 minutave ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Në gjysmëfinale, Gjermania do të ndeshet me Meksikën, ndërsa Kili me Portugalinë është çifti tjetër./Telegrafi/
https://twitter.com/CatoQuinta/status/879004212562190337
https://twitter.com/CatoQuinta/status/879014863091183622