Site icon Telegrafi

Kik-boksieri shqiptar mund sllovakun

Kick boksieri shqiptar që jeton në Vjenë të Austrisë, Hekuran Avdylaj ka fituar ndaj sllovakut Milan Kovaç. Kampioni i Evropës në Kickboks për peshat e mesme deri në 75 kg ka arritur në një ndeshje miqësore ta mposht sllovakun me rezultat 3-0.

Fitorja e Avdylajt është një hap i mirë për të ecur drejt sukseseve të tjera. “Falënderoj të gjithë që më kanë përkrahur, veçanërisht familjen time të cilën e kam mbështetësen më të madhe. Kjo fitore do të më hapë rrugë të reja për të vazhduar me suksese në karrierën time”, ka thënë Avdylaj, transmeton albinfo.

Hekurani ka pasur deri tash 29 ndeshje, ndër të cilat 26 i ka fitore dhe vetëm tri humbje.

Përveç Hekuranit, këtë lloj sporti e ushtron edhe vëllai i tij, Dardani i cili po ashtu është duke treguar suksese të vazhdueshme.

Exit mobile version