Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian: Jam dobësuar duke eliminuar vetëm bulmetin nga dieta

Kur vjen puna tek forma fizike, Khloe Kardashian padyshim që i di mirë disa gjëra. 31-vjeçarja, e cila së fundmi gëzon një formë fantastike, ka rrëfyer një nga sekretet e saj për të rënë në peshë.

Ajo ka eliminuar bulmetin nga dieta. “Unë jam e fiksuar me djathin dhe qumështin, por eliminimi i tyre nga dieta ime ka bërë diferencën më të madhe. Në një muaj e gjysmë, kam humbur 5 kg vetëm nga moskonsumimi i bulmetit, pa bërë asgjë tjetër ndryshe,” është shprehur Khloe.

Ajo ka thënë se në vend të bulmetit përdor alternativa të tjera dhe shprehet se ndihet më e shëndetshme se kurrë.

Megjithatë, dietologët rekomandojnë se eliminimi total i një grupi ushqimesh nga dieta nuk është aspak një gjë e mirë, sepse do t’ju privonte nga shumë vlera ushqyese të domosdoshme për trupin tonë.

Por ata shprehen se vlerat e bulmetit, mund të merren gjithashtu edhe nga ushqime të tjera që nuk bëjnë pjesë në këtë grup si: peshku, vezët, perimet etj.

Megjithatë, kjo nuk është një gjë e rekomandueshme për një periudhë afatgjatë.

Khloe para dhe pas rënies në peshë

Exit mobile version