Kanë mbetur edhe katër ditë para fillimit të Kampionatit Botëror Rusia 2018.
Nga Kombëtaret e Evropës, Gjermania dhe Spanja mbetën pretendentët kryesor për ta fituar këtë trofe.
Mesfushori më me përvojë te Gjermania, Sami Khedira ka frikë nga Spanja në këtë kampionat botëror.
Anëtari i Juventusit thotë se spanjollët kanë një ekip të kompletuar me lojtarë të rinj dhe me përvojë.
“Kundërshtari më i rrezikshëm? Sigurisht që është Spanja. Spanjollët kanë një bazë shumë solide dhe është përbërë nga lojtarë me eksperiencë dhe të rinj shumë të fortë”.
“Kanë një mbrojtje të kujdesshme, një portier të shkëlqyer, mesfushorët janë të aftë të të fshehin topin, ndërsa në sulm janë shumë të fortë”, ka thënë Khedira.
Gjermania në këtë Kampionat Botëror do të futet si kampioni në fuqi pas triumfit katër vite më parë në Brazil.
Gjermanët janë në Grupin F së bashku me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/