Telegrafi

Khabib rikthehet për tu ndeshur, por kësaj radhe në një ndeshje virtuale në Metaverse

Kanë kaluar një vit e gjysmë kur Khabib Nurmagomedov është pensionuar nga UFC dhe nuk është rikthyer pa marrë parasysh ofertave të shumta që kishte.

Khabib do të rikthehet, por kësaj radhe në një duel virtual në Metaverse.

Luftëtari rus do të përballet me amerikanin Max Holloway në duelin e parë në Metaverse në një ndeshje virtuale.

Ka qenë vet Holloway që ka dhënë lajmin se do të përballet me Khabib duke publikuar edhe detajet nga kjo përballje.

Dueli do të zhvillohet më 12 shkurt, derisa aty janë edhe Islam Makhachev e Daniel Cormier.

Në linkun që ka publikuar Holloway, ka bërë të ditur se tifozët do të kenë mundësi të marrin pjesë në duelin virutal, të flasin me ta si dhe të bëjnë foto me Khabib dhe të tjerët. /Telegrafi/