Site icon Telegrafi

KFOR-i thotë se avionët serbë nuk paraqesin kërcënim

KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar situatën pas fluturimit të sotëm të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme.

KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike ‘Sadejstvo 2108’, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Aeroplanë ushtarakë serbë fluturojnë ultë mbi qiellin e Preshevës! (Video)
Exit mobile version