Site icon Telegrafi

KFOR-i italian dhuron pajisje shkencore për shkollën “Esad Mekuli” në Cerovikë të Klinës

Donacioni nga KFOR-i/ Foto nga Klina.info facebook

Në një veprim të fundit humanitar, KFOR-i italian ka bërë një donacion të vlefshëm për Shkollën Fillore “Esad Mekuli” në Cerovikë të komunës së Klinës, duke pasuruar kabinetet e lëndëve shkencore me pajisje të reja për lëndët Informatikë, Fizikë, Kimi, Gjeografi dhe lëndë të tjera.

Sipas Nënkolonelit Viktor Kareckis nga shtabi qendror i komandës në Prishtinë, ky donacion ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ndihmën për nxënësit në zhvillimin e njohurive shkencore.

Donacioni me paisje për kabinetin e Kimisë në Shkollën Fillore “Esad Mekuli” në Cerovikë/ Foto nga Klina.info, facebook

“Ne kemi bërë këtë donacion për pajisje për kabinetin e informatikës, fizikës, gjeografisë dhe të tjerave dhe e gjithë kjo do të shërbejë në përmirësimin e procesit të arsimit”, tha pranë të pranishmëve  Kareckis.

Ky akt i KFOR-it italian tregon përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur komunitetin lokal dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillimin akademik të nxënësve në zonën e Klinës. /Telegrafi/

Exit mobile version