Telegrafi

KFOR-i bën intervenim të përkohshëm në Urën e Fshajtë

Prej disa muajsh gjendja e Urës së Fshajtë, kishte paraqitur rrezik për shoferët dhe kalimtarët që e frekuentonin këtë pjesë, për shkak se mbrojtëset anësore të kësaj ure ishin dëmtuar.

Por gjatë ditës së sotme KFOR-i italian në bashkëpunim me KFOR-in turk, kanë intervenuar në këtë urë duke vendosur disa hekura që do të shërbejnë si mbrojtëse anësore në këtë urë.

Kjo urë ka rëndësi të madhe në qarkullimin dhe lidhjen e qytetit të Gjakovës me qytetet e tjera.

Kujtojmë që ura ka rreth 6 muaj që kishte mbetur pa mbrojtëse anësore duke paraqitur rrezik për të gjithë ata që e kanë frekuentuar këtë pjesë.

Ky intervenim sipas KFOR-it është vetëm i përkohshëm, duke e marrë parasysh që Ura e Fshajtë është e mbrojtur dhe është një monument kulturor dhe atyre nuk u lejohet të bëjnë intervenim tjetër në këtë urë, sepse pjesa tjetër u takon organeve të tjera kompetente./Telegrafi/