Site icon Telegrafi

KFOR-i anglez e njoftoi UEFA-n për rrezikun që Kosova të luajë në Mitrovicë

Para pak ditësh, UEFA e vendosi Kosovën në Grupin I të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, bashkë me Kroacinë, Turqinë, Ukrainën, Islandën dhe Finlandën.

Mirëpo, Përfaqësuesja kosovare do të detyrohet që kampanjën kualifikuese ta nisë jashtë Kosovës. Kjo pasi stadiumi i Prishtinës nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare dhe nuk mund të rinovohet para 14 muajsh, kurse eliminatoret nisin në shtator.

Ndërsa, Kosovës i është ndaluar të luajë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, për shkaqe sigurie.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se KFOR-i anglez ka qenë ai që ka konsideruar se në Mitrovicë nuk mund të zhvillohen ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës për shkaqe sigurie, prandaj UEFA e ka hequr nga opsioni stadiumin “Adem Jashari”.

Arsyeja kryesore është fakti se në pjesën veriore të qytetit jetojnë serbët dhe shtëpia e futbollit evropian dëshiron t’i shmangë përplasjet eventuale etnike.

Exit mobile version