Telegrafi

KF Twente: Disa fakte interesante

Sky Sport ka përzgjedhur disa fakte interesante për klubin holandez, të cilat do t’ua sjellim në vazhdim:

– Klubi i futbollit Twente është emërtuar në bazë të një zone të caktuar të Holandës ku edhe është krijuar klubi në korrik të vitit 1965.

– Ngjyrat e klubit, në ndeshjet si nikoqir janë të kuqe, ndërsa në udhëtim janë gri, ndërsa himni i Liverpoolit, “You’ll Never Walk Alone”, është kënga e cila këndohet para çdo ndeshjeje në fushë vendore.

– Twente u deklarua i falimentuar në sezonin 2002-03.

– Stadiumi zyrtar i klubit, i njohur si Grolsch Veste (më herët Arke Stadion), është duke iu nënshkruar një rikonstruktimi nga i cili, numri i ulëseve do të rritet nga 13,250 deri në 24,353. Klubi do të shtojë numrin e vendeve sërish, në vitin 2011, në 40 mijë ulëse.

– Billy Ashcroft i lindur në Liverpool, dhe përfaqësuesi i kombëtares skoceze Scott Booth, kanë qenë ndër lojtarët e njohur të këtij klubi. Persona të tjerë të njohur janë edhe Ronald de Boer, Martin Jol, Arnold Muhren, Arthur Numan, Frans Thijssen, Andy van der Meyde dhe Jan Vennegoor of Hesselink.

– Ata janë kualifikuar për garat evropiane pesë herë që nga viti 1985.

– Paraardhësi i Steve McClarenit tek ky klub, Fred Rutten, kishte luajtur për klubin në periudhën në mes viteve 1979 dhe 1992 dhe ka pasur edhe dy periudha gjatë të cilave drejtoi klubin, 1999-2001 dhe 2006-2008. Ai largohet kësaj here për të drejtuar klubin gjerman të Bundesligës, Schalke.

– Twente ishte fitues i Kupës Intertoto në vitin 2006.

– Klubi përfundoi në vendin e katërt në sezonin e kaluar dhe siguroi vend për ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Ajaxin në ndeshjet e play-offit.

– Twente historikisht thuhet të jetë klubi holandez “më i mirë nga tjerët”. Asnjë klub tjetër holandez nuk ka përfunduar më së larti aq shpesh me përjashtim të treshes Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven.

– Sezoni më i mirë i klubit ishte në vitin 1973-74, kur për pak e humbën titullin e ligës ndaj Feyenoordit.

– Klubi arriti në finale të Kupës UEFA në vitin 1975, duke e mposhtur Juventusin në gjysmëfinale, para humbjes në finale nga Borussia Monchengladbach.