KF Struga është eliminuar nga garat në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht nga ekipi lituanez Zalgiris Vilnius me rezultatin 1-2.
Struga ishte e pafat pasi brenda gjashtë minutave pranoi dy gola, njëri prej tyre autogol.
Të partë shënuan kampionët në fuqi të RMV-së, me anë të Besart Ibraimit, i cili në minutën e 76-të shënoi nga pika e bardhë.
Ekipi lituanez u rikthye në lojë dy minuta më vonë, kur realizoi Kendysh (78′).
Gjashtë minuta më vonë Sava Radiç shënoi autogol, për të vulosur edhe rezultatin përfundimtar.
Deri në fund të lojës, KF Struga tentoi të rikthejë lojën, por ishte e pafat.
Ndryshe, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, KF Struga do ta vazhdojë garën evropiane në Ligën e Konferencës në raundin e dytë, ku do të përballet me Buduçnostin e Malit të Zi.
Ndeshjen e parë KF Struga do ta luajë si nikoqir më 27 korrik në stadiumin e Ohrit ose të Shkupit, ndërsa ndeshjen kthyese do ta zhvillojë më 3 gusht në terren mysafir./Telegrafi/