Site icon Telegrafi

Kevis Gjeçi me gol të bukur dhe vlerësim të lartë në përballjen me PSG-në në Kupën e Francës

PSG ka kaluar në 1/8 e Kupës së Francës, pasi eliminoi Espalyn me rezultat 4-2.

Pas vetëm tre minutash lojë, lojtari shqiptar, Kevis Gjeçi ndëshkoi parisienët me një gol të bukur për rezultatin 1-0.

Por, PSG u kundërpërgjigj me anë të Warren Zaire-Emery (37’), që u asistua prej Doue.

Në minutën e 67-të, Doue kaloi nga asistues në golashënues, për rezultatin 2-1.

Por, Espalyn nuk e bëri të lehtë ndeshjen për PSG-në, kur i barazoi shifrat në 2-2 me golin e Fournel.

Gjeçi u largua nga loja në minutën e 74-të, ndërsa në këtë ndeshje pati paraqitje solide dhe u notua me 7.3, sipas SofaScore.

 

Bradley Barcola e riktheu epërsinë për PSG-në në minutën e 88-të për 3-2.

Fitoren e parisienëve dhe kalimin tutje në kupë e vulosi Goncalo Ramos (90+2’), kur shënoi nga penalltia për 4-2. /Telegrafi/

Exit mobile version