Një ketër mjaft kokëfortë dhe i shpejtë është futur në stadiumin Etihad para ndeshjes së Kupës Carabao ku Manchester City luajti me Wolvesin.
Ketri shkaktoi kërdi, sepse duket mjaft i kënaqur në fushë dhe nuk përtoi ta imitojë edhe Kevin De Bruyne, me driblimet e tij.
Edhe pse punëtorët e fushën së Cityt u munduan shumë ta kapin atë, ketri qëndroi për disa minuta në fushë.
Stafi i klubit arriti që ta dërgojë në qoshen e flamurit duke përdorur shkopinjtë e tyre të barit.
Por ketri nuk u dorëzua edhe aq lehtë, shkruan Daily Mail.
Ndjkja vazhdoi për minuta, kur ai u kap fillimisht nga një anëtar i ekipit, por ai kërceu dhe iu drejtua përsëri fushës.
Përfundimisht, njëri nga anëtarët arriti ta joshte ketrin dhe ta kap.
Pas shumë ndjekjesh dhe të qeshurash fusha ishte e lirë për djelmoshat e Pep Guardiolas, të cilët arritën të fitonin vetëm pas penalltive. /Telegrafi/