Askush nuk është i përsosur, bile as yjet tepër të bukura holivudiane.
Ekziston një numër yjesh holivudiane të cilat kanë mungesa dhe të meta serioze në trupin e tyre. Shumica ato të meta i kanë shndërruar në shenjë mbrojtëse të tyre, ndërsa ka të tilla të cilat fare nuk u pengojnë.
Mbase kurrë nuk i keni parë, mirëpo ne po:
Megan Fox
Bile edhe bukuroshja siç është Megan Fox ka të metë fizike – anomalinë e cila quhet brachydactylia. Për këtë shkak gishtat e mëdhenj i janë pak të shkurtër, ndërsa thonjtë diç më të gjerë se sa do të duhej t’i kishte.
Jean Claude van Damme
Aktori i famshëm ka përplasur kokën në pishinë dhe ka një gungë në ballë. Ajo gungë kurrë nuk është zhdukur, mirëpo aktorin kjo gjë nuk e ka penguar të ndërtojë karrierë të suksesshme në Hollywood.
Vanessa Paradis
Kur ka qenë e vogël, Venessës i kanë dhënë këshilla t’i përmirësojë distancat midis dhëmbëve – diç siç ka bërë edhe Madonna. Mirëpo ajo këtë gjë e ka refuzuar. Edhe pse dentisti nuk është pajtuar me vendimin e saj, mu ajo distancë është bërë gjëja kryesore e cila i jep një sharmë unik.
Seal
Këngëtari i njohur si fëmijë ka vuajtur nga sëmundja e rrezikshme – lupus erythematosus. Ka pasur fat të mbijetojë, mirëpo vragat në fytyrën e tij kanë mbetur përgjithmonë. Mirëpo, si duket fare nuk kanë pasur ndikim në sharmin e tij me të cilin i ka joshur top-modelistet Tyra Banks dhe Heidi Klum.
Halle Berry
Aktorja shumë e bukur në këmbën e djathtë ka gjashtë gishta. Ky defekt kryesisht zgjidhet herët në fëmijëri, mirëpo Halle kurrë nuk ka bërë operacion. Në të vërtetë, kjo gjë fare nuk e pengon – as në karrierë, as kur mbath sandale. /Telegrafi/