Telegrafi

Këto ushtrime të këmbës e lirojnë dhimbjen e shpinës, ijëve dhe gjurit brenda pak minutave

Ecja në gishta të këmbës

Për këtë ushtrim, nuk është e nevojshme të jeni balerinë, transmeton Telegrafi.

Ecja në gishtërinj i forcon muskujt e gishtave dhe ligamentet.

Thjesht qëndroni në maje të gishtave dhe ecni për 20 sekonda.

Bëni një pauzë prej 10-15 sekondave dhe përsëriteni të njëjtin ushtrim pesë herë.

Ky ushtrim rekomandohet të bëhet dy herë në ditë për rezultatet më të mira.

Rrotullimi i gjunjëve

Fleksibiliteti i gjunjëve është shumë i rëndësishëm.

Gjunjët e pashëndetshëm mund të shkaktojnë ngarkesë në pjesën tjetër të trupit, gjë që shkakton dhimbje në nyej dhe muskuj.

Për ta bërë këtë ushtrim, duhet të vendosni shpinën në dysheme edhe të zgjatni njërën këmbë mbi kokën tuaj.

Pastaj, lëvizeni gjurin e këmbës së zgjatur në drejtim të akrepave të orës dhe numëroni deri në dhjetë.

Të njëjtën gjë e bëni edhe me këmbën tjetër.

Kapja e kimikëve me gishta

Këto ushtrime janë shumë të lehta dhe mund t’i bëni kudo.

Thjesht e lini një kimik në dysheme, qëndroni para tij dhe e kapni me gishta të këmbës për ta ngritur lart.

Kimikun e mbani dhjetë sekonda dhe pastaj e lini në tokë për ta përsëritur nga pesë herë me secilën këmbë. /Telegrafi/