Site icon Telegrafi

Këto tri skuadra bien nga Serie A

Carpi i është bashkuar Frosinones dhe Veronas në listën e ekipeve që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Series B në Itali.

Në kuadër të xhiros së fundit në Itali, Carpi ka mposhtur Udinesen me rezultat 2 me 1, por fitorja e ekipit rival në këtë garë, Palermos ndaj Veronas 3 me 2, ka bërë që Carpi të jetë ekipi i tretë që bie nga Serie A.

Palermo falë fitores ka kaluar në kuotën e 39 pikëve në tabelë, aq sa ka edhe Udinese, ndërsa Carpi me një më pak mbetet në pozitën e 18-të, që dërgon në një rang më të ulët të garave në Itali.

Frosinone i Arlind Ajetit dhe Verona kishin kuptuar eliminimin xhiro më parë.

Për Serie A kualifikimin e kanë siguruar Cagliari dhe Crotone.

Exit mobile version