Telegrafi

Këto tri shenja të horoskopit mund të kenë probleme me paratë në muajt e ardhshëm

Për shumë njerëz, raporti me paratë është diçka personale!

Ka nga ata tipa që janë dorëlëshuar dhe nuk mendohen dy herë përpara se të blejnë diçka apo të harxhojnë para jashtë buxhetit të planifikuar, siç ka edhe të tjerë syresh që ecin sipas llogarive me laps e letër.

Por, për këto tre shenja të horoskopit, për shkak të tranziteve planetare që po ndodhin, duhet që ato të rikrijojnë një buxhet financiar për muajt e mbetur të vitit, shkruan Bustle.

Dashi

Urani është planeti i ndryshimeve dhe ngjarjeve të papritura, të cilat mund të sjellin paqëndrueshmëri financiare për muajt e tjerë të vitit. Edhe nëse planifikoni çdo shpenzim, ju duhet të kurseni para, pasi ka shumë mundësi që të ketë gjëra që dalin jashtë parashikimeve, por që krijojnë një vrimë financiare për gjithë muajt e tjerë.

Kjo është arsyeja pse është më mirë të jeni kursimtarë, ndërsa Urani është duke bërë gjënë e tij. Në vend që të merrni me qira një banesë më të madhe ose të rezervoni pushime të kushtueshme, përqendrohuni në mbajtjen e një buxheti fleksibël që nuk ndikohet nga surprizat financiare që mund të dalin.

Luani

Financat e përbashkëta, borxhet apo investimet, të gjitha do të jenë në një spektër tjetër për të lindurit e kësaj shenje. Është më mirë të shmangni marrjen e borxheve të reja, pasi ajo që duket si një marrëveshje ose ide e mirë në fillim mund të bëhet shpejt një peshë e rëndë për supet tuaja. Kjo është mënyra më e mirë për të krijuar një buxhet për pjesën tjetër të 2024-ës.

Luanët duhet të shtrëngojnë rripin për çdo shpenzim të paparashikuar sepse nëse diçka shkon keq ju duhet t’i jeni falënderues vetëm vetes për standardin e krijuar të sigurisë.

Ujori

Për ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit, viti 2024 e sjell Saturnin në shtëpinë e dytë të financave dhe pasurive. Saturni, i njohur për mësimet dhe sfidat e tij, do t’ju detyrojë të rivlerësoni strategjitë tuaja financiare dhe të ndryshoni zakonin e shpenzimeve.

Ju ndoshta mund të kuptoni se e keni tepruar me blerjet në internet apo udhëtimet, por sado argëtuese të duken këto eksperienca, siguria e vërtetë financiare është ajo që ju duhet për të qenë më të lumtur në një plan afatgjatë. /Telegrafi/