Telegrafi

Këto tri gjëra mos i postoni në Facebook (Foto)

sharing-social-media.jpg

Përdoruesit e rrjeteve sociale, kryesisht të Facebookut, postojnë gjëra të ndryshme pa e pasur dijeninë se kjo mund të ndikojë në sigurinë e tyre.

Shfaqja e disa detajeve te miqtë virtual, mund të shfrytëzohet nga hajnat për të bërë vjedhje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Magazina ‘Time’ raporton se mjaftojnë vetëm disa pakujdesi dhe hajnat marrin informata të mjaftueshme që njerëzit i kanë publikuar vullnetarisht.

Fotografinë e tiketës që e tregon rrogën

Postimi i fotografisë që tregon për rrogën e parë në punën e re, ngritjes së rrogës, apo të ndonjë bonusi është ide shumë e keqe. Në vitin 2014, një grup kriminelësh që veprojnë përmes internetit, kanë përcjell personat që publikonin nën thurjen #rrogaimeparë. Hajnat i kanë bërë tiketat falso dhe më pas kanë vjedh nga këto kompani.

Postimi i fotografive gjatë pushimit, ende pa u kthyer në shtëpi

Gati të gjithë janë fajtorë, sepse nuk mund të durohen pa postuar së paku një ‘selfie’ derisa janë duke pushuar jashtë vendit. Kjo është e mjaftueshme që hajnat të dinë se nuk ndodheni në shtëpi dhe se prona juaj është një vend ku ata mund të operojnë me lehtësi.

Fotografinë qesharake në letërnjoftimin tuaj

Shumë njerëz dalin keq në fotografinë e letërnjoftimit dhe kjo është një mahi e mirë për të qeshur me miq. Por, më mirë kjo të ndodhte në kafene apo në ambient familjar, e jo në Facebook. Ky dokument tregon të dhënat elementare për ju, si emri dhe mbiemri i plotë, data dhe vendi i lindjes, si dhe numri personal. Këto shfrytëzohen nga keqbërësit, për të vjedhur apo shkaktuar ndonjë gjë tjetër. /Telegrafi/