Janë meshkujt ata të cilët përqendrohen në vepra, e jo në fjalë – andaj është mirë që këtë fakt ta pranoni sa më parë.
Krijoni ndonjë ritual tuajin
Ky ritual mund të jetë shikimi i filmave para se të shkoni të flini gjumë, apo çka do qoftë që ju kënaq të dyve. Ritualet e këtilla do t’ju ofrojnë edhe më shumë, ndërkaq nevojat tuaja për sjellje të tilla tek ai do të zgjojnë kujtesën për ato gjëra të cilat do ta bëjnë që të mos ju harrojë lehtë.
“Pushtojeni” me aftësinë tuaj “të egër”
Është shumë e vështirë të bëheni të afërt nëse jeni fizikisht të ndarë, mirëpo edhe në këtë rast mund të bëni diçka. Dërgojani fotografinë tuaj në veshje të poshtme me porosinë në të cilën do të shkruani: “Me padurim po e pres takimin e ardhshëm”, transmeton Telegrafi. Sapo të takoheni herën tjetër, afshi i vjetër shpejt do të shpërthejë.
Shikoni fotografitë e fëmijërisë
Kjo është mënyra më e këndshme kur shikon të gjitha transformimet tuaja dhe do të qesheni me ngjarjet të cilat ju lidhin me ndodhitë e përjetuara në moshën e fëmijërisë. /Telegrafi/