Bill Gates, një prej njerëzve më inspirues në epokën moderne nuk ka nevojë për prezantim.
Mençuria dhe përvoja e tij ua kanë ndryshuar jetët shumë njerëzve në botë, transmeton Telegrafi.
Bill Gates e ka pranuar se nuk ka qenë i jashtëzakonshëm në shkollë dhe ka qenë djaloshi që gjërat i ka kryer në minutën e fundit në shkollë.
Më poshtë ai i ka ndarë disa këshilla për sukses, të cilat nuk jua mëson shkolla.
1: Jeta nuk është e drejtë – më mirë e keni të mësoheni shpejt me këtë fakt.
2: Bota pret që të arrini diçka PARA se të ndiheni mirë për vetveten.
3: NUK do t’i bëni 90,000 dollarë në vit menjëherë pas shkollës së mesme. Mos e ëndërroni këtë.
4: Nëse mendoni se mësuesi është i vështirë, prisni derisa ta keni një shef.
5: Rrotullimi i hamburgerëve nuk është nën dinjitetin tuaj. Gjyshërit tuaj e kanë pasur një fjalë tjetër për rrotullimin e hamburgerëve – ajo fjalë ka qenë mundësi.
6: Nëse e dreqosni, nuk e kanë fajin prindërit, prandaj mos u lavdëroni apo ankoni për gabimet – mësoni nga to.
7: Duhet të mësoheni të thoni JO dhe të shmangni aktivitete të parëndësishme
8: Ndoshta shkolla u ka dhënë fund fituesve e humbësve, por jeta JO
9: Jeta nuk është siç e mendoni. Ju nuk e keni verën pushim dhe pak punëtorë janë të interesuar t’ju ndihmojnë “ta gjeni veten”. Bëjeni këtë në kohën tuaj.
10: Televizioni nuk është jeta reale. Në jetën reale, njerëzit duhet të ikin nga kafenetë dhe të shkojnë në punë.
11: Silluni mirë me ata që mësojnë. Shanset janë se do të përfundoni duke punuar për një të tillë. /Telegrafi/