Poezi nga: Mark Twain
Përktheu: Alfred Kola
S’mund t’ju premtoj një jetë me diell;
S’mund t’ju premtoj ar, pasuri e kamje;
S’mund t’ju premtoj rrugëtim të lehtë
Që të largon prej ndryshimit e plakjes.
Por mund t’ju premtoj kushtimin e zemrës;
Një buzëqeshje të fshish lotët e pikëllimit;
Një dashuri të vërtetë përherë në rritje;
Një dorë që mban tënden drejt çdo agimi.