Nëse dëshironi që të ndryshoni rutinën e stërvitjeve në palestër, zgjidhje e shkëlqyeshme do të mund të jenë ushtrimet e trajneres së fitnesit Stefanie Williamsit.
Williams në Instagram ka publikuar videon në të cilën tregohen katër stërvitje të cilat veprojnë në gjithë trupin, ndërkaq për ekzekutimin e tyre ju nevojiten peshat, topi i pilatesit dhe steperi i fitnesit, transmeton Telegrafi.
Stërvitjet janë të thjeshta, por sfiduese. Instruktorja thotë se do të djersiteni mirë, sepse këto stërvitje përmbajnë edhe kardio-elemente.
Nëse dëshironi të nxisni gjithë muskujt në trup, shikoni vazhdimin e treningut të cilin e rekomandon Stefanie Williams. /Telegrafi/