Këto janë tri shenja horoskopi të cilat më së shpeshti pyesin se ku kanë gabuar që i ka gjetur fati i këtillë:
Virgjëresha
Virgjëreshat janë të shkathëta që t’i zgjidhin problemet e të tjerëve dhe të këshillojnë të tjerët, mirëpo vetes nuk mund t’i ndihmojnë, transmeton Telegrafi.
Atyre jeta vazhdimisht u bën befasi të pakëndshme. Sapo t’i rregullojnë të gjitha gjërat, dhe pa dashje në tepih u bie nga dora gota me verë. Sapo t’ju kenë futur në kompasin e tyre emocional, ndërkaq ju bëni diçka të papritur dhe sërish duhet patjetër të gjitha t’i hulumtoni…
E tërë jeta u kalon duke përmirësuari padrejtësitë e të tjerëve, andaj shpesh pyesin se çka kanë gabuar para Zotit që po i përcjell fati i tillë.
Peshorja
Bëjnë pjesë ndër ata njerëz që një herë nxjerrin fjalën nga goja dhe pastaj mendojnë dhe mendojnë ditë të tëra se si kanë mundur të vepronin po të kishte qenë…
Duan jashtëzakonisht të luajnë rolin e detektivit, të zbulojnë tradhtitë, të demaskojnë gënjeshtarët dhe mashtruesit, vetëm e kanë një problem që çdo gjë e marrin personalisht.
Kur zgjidhin problemet e të tjerëve, ato i përjetojnë si të ishin të probleme të veta. Është çështje e madhe se sa janë të gatshme të dalin nga gjendja e botës së tyre dhe t’i shohin gjërat ndryshe.
Peshqit
Peshqit e nëmin vetveten. Kanë kontakt të dobët me realitetin, andaj vazhdimisht bien në situata të pakëndshme. Ndaj rrethanave jetësore negative reagojnë vrullshëm dhe në mënyrë të pamatur.
Ata në kokën e tyre kanë të konceptuar se si duhet të duket jeta e tyre dhe si duhet të funksionojë perfekt bota.
Kur gjenden para problemeve të cilat vështirë i zgjidhin, gjithmonë provojnë që problemin ta fusin në territorin e vet, në botën e vet në të cilën zotërojnë ligje të tjera fizike, matematike dhe shpirtërore… /Telegrafi/