Telegrafi

Këto janë tri kombëtaret që i kalojnë grupet në Euro 2016

Sot janë zhvilluar edhe disa takime në kuadër të kampionatit evropian të futbollit, ku edhe një kombëtare ka siguruar kalimin për në fazën pas-grupore.

Spanja pas fitores së thellë kundër Turqisë me rezultat 3:0, ka siguruar një biletë për në fazën e 1/16 të finales së Euros 2016, gjë që e bën kombëtaren e tretë që kalon fazën e grupeve.

Paraprakisht fazën e grupeve e kishin siguruar Franca, ku bënë pjesë edhe Zvicra, Shqipëria dhe Rumania.

Fazën e grupeve e ka kaluar edhe kombëtarja italiane, e cila ka gjashtë pikë pas dy fitoreve në grupin D, ndërsa Republika Irlandës dhe Suedia kanë nga një pikë, kurse Belgjika është ende pa pikë. /Telegrafi/