Telegrafi

Këto janë statistikat e frikshme të Ibrahimovicit në sezonin e fundit

Sezoni i fundit në ligën franceze, Ligue 1, ishte madhështor për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Manchester United ka goditur në këta afat kalimtar me transferimin e sulmuesit suedez.

Kjo pasi, Ibrahimovic, edhe pse 34-vjeçar, ka arritur në sezonin e fundit statistika që do t’i kenë zili edhe sulmuesit e rinj, por edhe të tjerë me përvojë në gjithë Evropën.

Ish-sulmuesi i PSG-së, ka marrë pjesë në plot 51 gola të kampionit francez, ose thënë ndryshe më shumë se e gjithë skuadra e Manchester United, që kishte 49 gola në sezonin e fundit.

Statistikat e Zlatan Ibrahimovic në sezonin 2015/16:

31 ndeshje

45 shanse të krijuara

38 gola

37 driblime

13 asistime