Organizatori ESL ka shpallur ekipet e Dota 2 që do të garojnë në sezonin 19 të DreamLeague.
DreamLeague është rikthyer për sezonin e parë online të vitit 2023, i rinovuar dhe gati për të paraqitur 16 ekipe që garojnë nga kampet e tyre përkatëse në Evropë duke filluar nga 9 prilli.
Ngjarjet online të sezonit 19 do të ndajnë një grup çmimesh prej 1 milion dollarësh si dhe një mundësi për 16 skuadrat e përzgjedhura për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të turneut Riyadh Masters që organizohet në kuadër të festivalit Gamers8.
We have SO many fantastic teams locked in for DreamLeague Season 19! 😱
Who do you think will come out on top and win a slot in the @gamers8gg #RiyadhMasters? 🤔
Remember, you can find out all the details on our new #ESLProTour ranking system here 👇https://t.co/tqyYNDUBw3 pic.twitter.com/3ZjTWkzBLC
— ESL Dota2 (@ESLDota2) March 20, 2023
Sezoni 19 i DreamLeague është turneu i parë në internet i qarkut të sapoformuar ESL Pro Tour nga ESL FACEIT dhe do të zgjasë për dy javë.
Turneu i dytë do të jetë sezoni 20, dhe është planifikuar të zhvillohet nda data 7-25 qershor.
Këto janë 16 skuadrat e konfirmuara pjesëmarrëse:
TSM
Gaimin Gladiators
PSG.LGD
Talon Esports
Entity
Tundra Esports
Evil Geniuses
Team Spirit
OG
Team Liquid
Beastcoast
Nouns
HellRaisers
Team Aster
Execration
Shopify Rebellion
/Telegrafi/