Telegrafi

Këto janë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun e CS:GO – BLAST PREMIER Spring Final

Pas shumë ndeshjeve interesante, tri skuadra tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Premier Spring Final.

Ndeshjet ende vazhdojnë të zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës, ku 12 skuadra garojnë për çmimin prej 177 mijë dollarësh si dhe për pjesëmarrjen në turneun tjetër, BLAST Premier Spring Final.

Tri prej tyre veçse janë kualifikuar, dhe kanë siguruar nga 27.500 dollarë secila.

G2, FaZe dhe Vitality janë tri skuadrat e para të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në Spring Final, ndërsa pritet që t’iu bashkohen edhe tri skuadra tjera.

Sot (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja Na’Vi ndaj Complexity, ndërkaq ndeshje të tjera do të zhvillohen ditën e diel.

Ky është turneu i parë profesional i CS:GO për vitin 2023. /Telegrafi/