Telegrafi

Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste në turneun ESL Pro League CS:GO në Malta

Kanë mbetur vetëm katër skuadra në garë për çmimin e vendit të parë prej 200.000 dollarësh në turneun ESL Pro League.

Gjithsej 32 skuadra ishin në garë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh, ku tani kanë mbetur vetëm katër më të mirat.

Nesër (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në turneun ESL Pro League që po mbahet në Malta.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Cloud9 dhe ENCE duke filluar nga ora 15:30, ndërsa nga ora 19:00 do të përballen FaZe dhe Na’Vi.

Ky turne pritet edhe të tregoj ekipin që do ta zërë vendin e parë në ranglistën botërore të CS:GO, pasi ekipi G2 që mbajnë vendin e parë tashmë janë eliminuar.

Ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/