Telegrafi

Këto janë shtigjet më të rrezikshme të skive në Evropë: Edhe profesionistëve më të mirë “u ngrihet gjaku në vena”

A jeni edhe ju adhurues i sporteve ekstreme?

Vetë përqendrimi i cili është i nevojshëm për manovrime rreth shumë nga këto zigzage dhe lakesave të shumta, ndonjëherë me shpejtësinë prej më shumë se 80 kilometra në orë, është i pabesueshëm.

Kjo është njëra ndër arsyet përse skitarët janë aq të magjishëm për t’i parë, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim të këtij teksti po ju prezantojmë shtigjet më të rrezikshme dhe më sfiduese në Evropë.

Harakiri, Austri

Çdokush që njeh gjuhën japoneze dhe kuptimin e fjalës “harakiri” e di që kjo ka të bëjë me vetëvrasjen rituale, prandaj edhe vetë emri i këtij shtegu është tmerrues.

Ky shteg gjithashtu ka pjerrësinë prej 78 për qind, gjë që do të thotë që skitari patjetër duhet të jetë pothuajse në formë të përkryer për ta përfunduar lëshimin pa u rrëzuar.

“La Chavanette”, Francë

Konsiderohet ndër shtigjet më të rrezikshme të skive në botë, sepse pjesa më e madhe, për shkak të lartësisë mbidetare, shpesh është e mbuluar me borë.

Rreziqet lidhur me lëshimin nëpër këtë pjerrësi pothuajse janë të pakonkurrueshme në botë.

Saslong, Itali

Shtegu i skive Saslong, i inauguruar në vitin 1970, përmban një set prej tri kërcimesh. Kur lëshoheni nëpër këtë shteg në disa momente keni përshtypjen sikur po fluturoni.

/Telegrafi/