Site icon Telegrafi

Këto janë shenjat që akoma nuk e ka harruar ish të dashurën!

Nuk është në Facebook
Në qoftë se mashkulli sadopak kontrollon profilin e ish-dashnores, do të thotë që akoma nuk e ka harruar. Nëse e ka fshirë nga lista e miqve, tregon se mund të jetojë pa informacione për aktivitetet e saj ditore, që është një shenjë e mirë.

Miqtë e tij mund të flasin për të
Në qoftë se miku i tij edhe para teje fare pa frikë mund të flasë për të, do të thotë që çdo gjë ka përfunduar dhe nuk ekziston mundësia që të krijohen situata të pakëndshme.

Kur e takon, nuk hutohet
Mashkulli i cili nuk mbetet pa fjalë kur takon ish-dashnoren, do të thotë që përfundimisht e ka kapërcyer pikëllimin, dhe nuk ka fare problem të njihet me vajza të tjera. Ai që akoma ka ndjenja dashurie, do të sillet si i hutuar dhe do të përpiqet që të largohet sa më parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version