Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numrimit të votave për subjektet politike.
Në Mitrovicën Veriore deri më tani janë numëruar 8.33 për qind të votave, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 66.67 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 18.69 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 3.60 për qind të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 0.68 për qind të votave, shkruan Telegrafi.
Në Leposaviq deri më tani janë numëruar 80.77 për qind të votave, ku “Lista Srpska” ka marrë 68.59 për qind të votave, “Srpska Demokratija” ka marrë 10.16 për qind të votave, “Gradjanska inicijativa narodna pravda” ka marrë 7.47 për qind të votave.
Në Zveçan deri më tani janë numëruar 100 për qind të votave, ku “Lista Srpska” ka marrë 74.92 për qind të votave, “Srpska Demokratija” ka marrë 13.15 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka marrë 3.26 për qind të votave.
Në Zubin Potok deri më tani janë numëruar 78.57 për qind të votave, ku “Lista Srpska” ka marrë 63.55 për qind të votave, “Srpski narodni pokret” ka marrë 8.19 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka marrë 5.82 për qind të votave. /Telegrafi/