Site icon Telegrafi

Këto janë katër ekipet e mbetura në turneun më të madh të Dota 2 – The International

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për t’u mësuar fituesi i turneut më të madh të Dota 2, The International 11 i cili po mbahet në Singapor, dhe ekipet po garojnë për një grup çmimesh më shumë se 18 milion dollarë i cili vazhdon të rritet deri në përfundim të turneut.

Si çdo Internacional tjetër edhe sezoni i 11 –të na sjell befasi sa i përket ekipeve të cilat janë afër për të kaluar në finale.

Team Secret do të përballet ndaj ekipit Tundra Esports në “Upper Bracket Final, ndërsa Team Aster do të përballet me ekipin Liquid në “Lower Bracket Final”, ku ekipi humbës në këtë ndeshje do të eliminohet, ndërsa fituesi do të luaj me humbësin e ndeshjes tjetër.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datën 29 tetor (e shtunë) në formatin ‘Bo3’, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet me datën 30 tetor (e diel) në formatin ‘Bo5’.

Fituesi i edicionit të kaluar të The International ishte ekipi Spirit, të cilët janë eliminuar në raundin e parë të ‘Lower Bracket’ të këtij sezoni.

The International i këtij viti për vendin e parë pritet të shpërndaj çmimin në vlerë më shumë se 8 milion dollarë.

Ndeshjet e The International mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të PGL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version