Site icon Telegrafi

Këto janë katër arsyet se përse jeni gjithmonë të uritur

Gjumi i dobët

Kur flini më pak, dy hormone aktivizohen; grelini, që është hormon i cili e stimulon apetitin, dhe leptini që të jep ndjesinë se jeni të mbushur plot, transmeton Telegrafi.

Për shkak të gjumit të dobët, niveli i grelinit rritet, ndërsa ai i leptinit bie, dhe rrjedhimisht ndjeheni më të uritur.

“Krimbat në bark”

Krimbat si “shirit” mund të qëndrojnë në trupin tuaj për një kohë të gjatë, edhe pa i vërejtur ju ata.

Ky lloj i paraziteve i heq të gjitha vlerat ushqyese vitale nga trupi, dhe bën që ju të ndjeheni të uritur.

Dehidratimi

Kur jeni viktimë e dehidratimit, trupi e ngatërron këtë ndjenjë me urinë.

Prandaj, është e rekomandueshme të pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje për ta shmangur këtë.

Stresi

Kur kemi stres, ne prihemi të hamë më shumë.

Kush nuk ka ngrënë së tepërmi akullore dhe çokollata pas një ndarje apo pasi që është pushuar nga puna?

Hormonet e stresit bëjnë që të mos keni nivele të larta të energjisë, dhe rrjedhimisht edhe ndjeheni më të uritur. /Telegrafi/

Exit mobile version