Është hedhur shorti për skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.
Dy skuadrat që kanë buzëqeshur janë Besa dhe Llapi që njëherit shihen si favoritë për ta fituar këtë trofe.
Pejanët që eliminuan Prishtinën do të përballën me Trepçën e motivuar pasi eliminoi rivalin lokal.
Ndërkohë skuadra e Llapit që me shumë mund eliminoi Lirinë 4-3 pas vazhdimeve do të ndeshet me Drenicën.
Kujtojmë që ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje. /Telegrafi/
Çiftet:
Trepça – Besa
Drenica – Llapi