Një prerje flokësh është një pjesë shumë e rëndësishme në pamjen e një personi. Madje mund të tregojnë më shumë për personin dhe zgjedhjet e tij
Në fund të fundit, ai nuk e ka zgjedhur një model flokësh pa arsye.
Sigurisht, kjo nuk mund të merret seriozisht, pasi kjo është një provë argëtuese, por gjithsesi disa gjëra ju mund t’i mësoni nga modelet e flokëve tek meshkujt.
Flokët e gjata
Oh, këta djem të bukur me flokë të gjata. Ata janë krijues dhe frymëzohen shumë nga filmat që shikojnë. Vajzat i pëlqejnë dhe ju duken interesantë.
Flokët e shkurtra
Kjo prerje flokësh është një zgjedhje e burrave “macho” që janë disi natyra xheloze. Meshkujt që e kanë këtë model flokësh janë të zgjuar dhe kanë një sens humori në çdo situatë.
Pa flokë, fare
Këta janë burra shumë inteligjentë dhe largpamës. Gjithashtu, këta meshkuj shihen nga gratë, si burra shumë besnik dhe protektiv.
Ndarje në mes
Kjo prerje flokësh ka të ngjarë të zgjidhet nga një njeri i zellshëm, këmbëngulës, i aftë të ndjekë qëllimet e tij pa u ndalur kurrë.
Modeli vertikal
Ky model flokësh është më i përshtatshëm për ëndërrimtarët dhe nostalgjikët. Djemtë që e preferojnë këtë stil flokësh janë me humor dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Kalimi i flokëve në njërën anë
Romantikë deri në kockë. Ju shikoni flokët e tyre dhe filloni të imagjinoni veten duke qëndruar në skajin e një anijeje pranë këtij njeriu të bukur. Për të arritur këtë efekt në jetën reale kërkon një kohë të konsiderueshme.
Personat me këtë stil flokësh janë të aftë të organizojnë jetën e tyre. Ata janë shumë tërheqës për gratë dhe nuk e përdorin këtë fakt në avantazhin e tyre. Pra, nuk janë natyra abuzuese. /Telegrafi/