Trepça ’89 do të jetë klubi i parë kosovar që debuton në garën prestigjioze të futbollit evropian, Liga e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të jetë mysafir i skuadrës Vikingur në Ishujt Faroe.
Në këtë duel Trepça ’89 do të luaj me fanellat me ngjyrë të bardhë, ka konfirmuar faqja zyrtare e Trepçës ’89 në Facebook, shkruan Telegrafi.
“Gjithashtu edhe zyrtarisht do të valojë flamuri shtetëror i Kosovës në një ngjarje të futbollit botëror”, thuhet mes tjerash në kumtesën e klubit kampion të Kosovës.
Skuadra e Vikingurit do të ketë fanellat me ngjyrë ta kaltër. /Telegrafi/