Shumica e njerëzve presin tërë vitin për të shkuar me pushime diku, por frika e të qëndruarit në ajër din ta bëjë më pak atraktiv udhëtimin dhe pushimin.
Prandaj, hulumtuesit e ndryshëm kanë treguar se në mesin e shumë gjërave që mund t’jua heqin frikën nga fluturimet, gjendet edhe një hulumtim statistikor, transmeton Telegrafi.
Statistikat janë miku juaj, sepse sipas vlerësimeve, mundësitë për të vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit janë tejet të vogla (1:30 milionë).
Për të pasur frikë më pak, krahasojeni këtë rrezik me rreziqet tjera:
– Për shembull, është shumë më lehtë të vdisni nga helmimi me ushqim sesa nga rrëzimi i aeroplanit
– Makina më e rrezikshme është vetura. Aeroplani është 6.000 herë më i sigurt.
– Derisa jeni duke e lexuar këtë artikull, në ajër gjenden rreth 13,000 aeroplanë, e secili prej tyre e mban të paktën një pasagjer të frikësuar, i cili do të gëzohet kur aeroplani të aterojë. /Telegrafi/