Site icon Telegrafi

Këto dy ekipe s’dinë çka është Liga e dytë

Shumë gjëra kanë ndryshuar në kampionatin e Kosovës në futboll, prej kampionatit të parë të pasluftës e deri më sot.

Sistemi i garave ka ndryshuar disa herë e po ashtu edhe numri i skuadrave që kanë luajtur në elitë. Në elitë kanë defiluar dhjetëra skuadra e mijëra lojtarë.

Ka pak gjëra që nuk kanë ndryshuar, që janë pjesë e elitës së futbollit kosovar prej vitit 1999 e deri më tash. Rëniet e ngritjet e skuadrave kanë bërë që shumica prej tyre të largohen nga elita, shkruan kohaditore.

Vetëm dy prej tyre kanë luajtur vazhdimisht në elitë – Prishtina si skuadra më e suksesshme në vend, dhe Besa e Pejës si skuadra ndoshta më stabile në vend prej vitit 1999 e tutje.

Exit mobile version