Mitingu i Poezisë është një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet në qytetin e Gjakovës.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, ka bërë të ditur që me mbështetje nga Komuna e Gjakovës me datë 8 nëntor 2024, do të mbahet mitingu i Poezisë, që këtë vit e shënon edicionin e tij të 60-të.
Kjo traditë ka nisur në qytetin e Gjakovës që nga viti 1964, për të vazhduar deri më tani, duke promovuar letërsinë, si dhe duke shënuar një nga manifestimet më të rëndësishme në kulturën e letërsisë shqiptare.
Përveç edicionit të tij të 60-të, mitingu poetik këtë edicion do të shënohet me Akademi Solemne, për t’i kujtuar gjithë ata që kontribuuan ndër vite. /Telegrafi/