Telegrafi

Këtë vikend hapet Nike Outlet Store Prishtina, çmimet më të lira se kurrë më parë! (Foto/Video)

Pas hapjes së suksesshme të Nike Store në Albi Mall vitin e kaluar, tregu kosovar tani është gati për hapin e radhës.

Këtë të Premte, më 10 nëntor, marka e mirënjohur amerikane po e hap Nike Outlet Store Prishtina, dhe konsumatorët kanë shumë arsye për të qenë të lumtur!

Dyqani i konceptit “Outlet” është i dizajnuar sipas standardeve të fundit nga Nike.

Ky dyqan, si karakteristikë kryesore dalluese do të ketë çmimet më të ulëta në krahasim me pika të rregullta të shitjes.

Zbritjet e përfshira në artikuj ndryshojnë prej 20% e deri tek 80%, varësisht nga sezoni i artikullit.

Gjatë vikendit të hapjes (10,11,12 nëntor) konsumatoret do të përfitojnë zbritje shtesë prej 20% në çmime veçse të zbritura!

Në ofertën promocionale për vikendin e hapjes janë të përfshira modele legjendare të NIKE si: Air Max 90, Air Force 1, Air Max Zero, Air Jordan Spizike dhe shumë të tjera.

Nike Outlet Store Prishtina ndodhet në kompleksin tregtar Lesna, përgjatë Magjistrales Prishtinë-Fushë Kosovë, pranë Jumbo dhe Neptun.

Ky dyqan është i destinuar të shndërrohet në një nga lokacionet e preferuara te konsumatorëve kosovarë.

Nëse keni dyshime se çfarë të bëni këtë fundjavë, moto e gjigantit amerikan mund të ju ndihmojë: Vizito Nike Outlet Store Prishtina, Thjeshtë Bëje (Just Do It!)