Salma Hayek konsiderohet që është njëra ndër aktoret më të bukura, ndërkaq tani ka zbuluar se si e mban linjën e trupit, posaçërisht të belit për të cilin ia kanë lakmi shumica.
Edhe pse shumë herë ka qenë e shpallur femra më e bukur në botë, ajo thotë që nuk është tip femre e cila me orë të tëra ushtron në palestër.
Në të vërtetë, shumë herë ka theksuar që praktikon pilatesin dhe jogën, mirëpo i kushton shumë kujdes ushqimit.
Është e njohur që kilogramët që i ka fituar gjatë shtatzënisë i ka humbur me programin e detoksifikimit me shumë lëngje natyrale nga pemët dhe perimet, transmeton Telegrafi.
Ylli dyzetvjeçar ka treguar për revistën Glamour se si dukja e trupit i ka ndryshuar plotësisht pasi që ka lindur vajzën – Valentina.
“Kam fituar shumë kilogramë dhe pas shtatzënisë kam filluar më shumë të vlerësoj atë që më parë vazhdimisht e kam kritikuar”, ka thënë ajo.
Format e saj ende janë shumë joshëse, ndërkaq belin e hollë e mban me ushtrime shumë të thjeshta, të cilat mund të bëhen në shtëpi:
▪ Qëndroni në hap dhe në të dy duart merrni shishet, pesha e të cilave ju përshtatet.
▪ Përkuluni majtas pastaj djathtas, mirëpo turpin mbani drejt.
▪ Çdo herë kur ktheheni në pozitën vertikale, ngrini shishet mbi kokë.
▪ Duart nuk bën t’i mbani rrafsh deri në fund të bërrylave, ndërkaq shuplaket le të jenë të kthyera përpara. Një seri përbëhet nga 4 veprime alternative në secilën anë. /Telegrafi/