Telegrafi

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila pretendohet se është filmuar diku në brigjet e Detit të Vdekur.

Aty shihet një pjesë e një rakete balistike që dyshohet se është përdorur në sulmin iranian ndaj Izraelit.

Ajo që të bën përshtypje është përmasat e mëdha të pjesës së raketës që siç shihet në video është dashur të nxirret nga deti nga një kamionçinë, raporton skynews.

 

Burime mediatike iraniane pohojnë se raketa që ra në Detin e Vdekur është një raketë balistike iraniane e tipit “Emad”.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Gama e saj është 1700 km. Ai mbart një kokë 750 kg, dhe diapazoni i saktësisë së tij është 50 metra.

Siç shihet edhe në video, koka balistike mungon. /Telegrafi/